Telegrafi

GAP: Po përkeqësohet ambienti i biznesit në Kosovë

Zyrtarë të GAP-it kanë thënë nëpër mjet një komunikate për media se edhe pse akne kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marr masa në përmirësimin e indikatorëve të përmendur në raportin e Bankës Botërore, jo ska marr masa të tilla.

“Vendimi i vetëm dhe i vonuar i Qeverisë së Kosovës është ai i datës 29 shtator 2010, kur është formuar Grupi Ndërministror për Reformimin e Ambientit të Biznesit. Mirëpo, ky grup nuk ka arrit që të mblidhet asnjëherë për shkak të krizës qeveritare”.

Në publikimin e shoqërisë civile “Raporti i Progresit – Made in Kosova”, i publikuar më 25 tetor 2010, kemi konstatuar se Kosova ka shënuar regres sa i përket zhvillimit ekonomik dhe ambientit të biznesit. Në këtë publikim, kemi ngritur shqetësimin se arkat fiskale nuk janë shpërndarë konform rregullave të një ekonomie të tregut të lirë, çka ka dëmtuar bizneset në masë të madhe.

“E njëjta thuhet edhe në “Të Bërit Biznes 2011”, ku konstatohet se marrja e numrit fiskal ka ndikuar në ngadalësimin e rritjes së bizneseve dhe ka zgjatur kohën për marrjen e lejes për bizneset e reja, kjo për shkak të procedurave të komplikuara administrative”.

Sipas GAP-it, institucionet qeveritare duhet të marrin masa për reformimin e ambientit të biznesit në vend, me qëllim që raporti i ardhshëm i Bankës Botërore të mos gjej Kosovën në vendin e njëjtë apo të shënoj regres, siç ka ndodhur në tri vitet e fundit, prej kur kjo organizatë ka përfshirë edhe Kosovën në matjet e kësaj natyre. /Telegrafi/