Instituti GAP organizon sot debatin “Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar”.
Debati organizohet sot në ora 9:00.
Ndryshe, të mërkurën delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, pas tri ditë diskutimesh në Bruksel nuk kanë arritur asnjë marrëveshje sa i përket procesit të dialogut.
Në një komunikatë të lëshuar të mërkurën nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini thuhet se “Ndonëse diskutimet ishin të plota, asnjë përparim i mëtejshëm nuk u arrit. BE u bën thirrje të dyja palëve që të intensifikojnë përpjekjet e tyre mbi punën e zbatimit, duke kujtuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve është një element kyç në rrugët e tyre evropiane përkatëse”.