Telegrafi

GAP: Komunat e varura nga niveli qendror

Komunat në Kosovë nuk ushtrojnë kompetenca të pavarura, por ato vazhdojnë të jenë të varura nga institucionet e nivelit qendror.

Kështu ka dalë nga një analizë e GAP-it e cila është prezantuar sot në një konferencë për media.

Kjo ndërvarësi sipas drejtuesve të GAP bën që në shumicën e rasteve komunat të duken si mekanizma në shërbim të nivelit qendror.

Bekim Salihu nga GAP ka thënë se ka raste kur  një investitor gjerman nga Peja është larguar për shkak të procedurave të stërzgjatura.

Sipas tij, këso raste kanë ndodhur në disa komuna.

Ai tha se ka komuna ku nuk kanë pasur mundësi të ndërtohen çerdhe e as shkolla për shkak se nuk i menaxhojnë pronat, pasi në shumë raste janë prona që menaxhohen nga AKP-ja./KP/