Instituti për Studime të Avansuara GAP, ka prezantuar analizat për Buxhetin e Kosovës pёr vitin 2019, ku u tha se ka tendenca që buxhet të shkoj më shumë në ato komuna ku drejtohen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, ndërsa buxheti për pensionet e veteranëve po keqkalkulohet.
Agron Demi nga ky institut tha se është thënë që buxheti do të jetë 2.4 miliardë euro, por të hyrat nuk janë aq sa për t’i mbuluar shpenzimet që janë paraparë për vitin 2019 dhe kjo diferencë në mes të hyrave dhe shpenzimeve pritet të mbulohet nëpërmjet kredive dhe fondit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Madje, ai tha se ka rënie të investimeve kapitale.
“Subvencionet janë në trend të rritjes tash e sa vite, gjysma e kapitaleve shfrytëzohen në infrastrukturë rrugore”, tha ai.
Ndërsa, Berat Thaqi, tha se investimet kapitale nda niveli qendror deri te komunat nuk janë në përputhje me popullsinë dhe sipërfaqet e atyre komunave.
“Ka një tendencë që nëse një parti është në nivel qendror, investimet shkojnë nga ata anëtarë që janë në atë parti. Është rritur buxheti për investimet kapitale, ka qenë një zhvillim pozitiv, mirëpo duhet të rritet llogaridhënia. Kosova ende shpenzon më pak në arsim”, tha Thaqi.
Sipas tij, për herë të parë do të ndahet grant për Komunën e Prishtinës, i cili do të jetë 12 milionë euro.
Po ashtu, Demi ka shtuar se në bazë të analizave, komunat të cilat qeverisen nga AAK, shpenzojnë më së shumti. Duke shtuar se buxheti për pensionet e veteranëve po keqkalkulohet.
“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e kalon këtë buxhet për vitin 2019, do të ketë probleme të mëdha”, ka përfunduar ai. /KP /Telegrafi/