Telegrafi

GAP: Bankat ulin numrin e të punësuarve

Sipas analizës së GAP-it, në dy vitet e fundit ekonomia botërore, respektivisht sektori financiar u përball me një krizë të përgjithshme duke çuar kështu shumë vende në
recesion ekonomik. Efektet e krizës u reflektuan edhe në Kosovë ndonëse në
një masë më të vogël.

“Gjatë vitit 2009 kemi vërejtur një ngadalësim në kredidhënie, e njëherazi edhe një besim më të ultë të qytetarëve në banka, të cilat rezultuan në rritje të vogël të normave të interesit dhe rënie të konsiderueshme të profitit në sektorin bankar. Ky trend vazhdoi edhe gjatë gjysmës së vitit 2010, sidomos zvogëlimi i rritjes së të hyrave nga normat e
Interesit”.

Për ta evituar një vazhdim të mëtutjeshëm, bankat kanë ulur shpenzimet të cilat kanë ndikuar në rritjen e profitit në vitin 2010, sidoqoftë ato reflektuan në zvogëlimin e numrit të të punësuarve në këtë sektor për rreth 100 punëtorë, krahasuar me vitin 2009.

“Viti 2010 u karakterizua me ndryshime në prioritetet e bankave, të cilat tani janë përqendruar në ofrimin e shërbimeve dhe pakove të ndryshme, përkundër përqendrimit vetëm në kredidhënie gjatë viteve të kaluara. Kështu, shërbimet e-banking shënuan një trend të shpejtë të rritjes”, theksohet në analizën e GAP-it. /Telegrafi/