Telegrafi

GANT – marka botërore e modës hap dyert në Albi Mall!

Marka e njohur botërore e veshjeve GANT sapo ka hapur dyert në Albi Mall dhe është gati të pushtojë botën e modës.

Të gjithë ju adhurues të modës dhe veshjes me stil – bëhuni gati për të çuar në nivel tjetër gardërobën tuaj me stilet ikonike të GANT dhe cilësinë e pashembullt.

Me mbi 70 vjet përvojë, GANT është e njohur si një fuqi e vërtetë në botën e modës, dhe tani Albi është qendra tregtare më e fundit ku mund të përjetoni stilin e pashembullt të markës.

Padyshim që hapja e GANT në Albi Mall është ëndrra e realizuar e çdo dashamirësi të modës – kjo sepse nga këmisha klasike me pulla deri tek xhaketat e modës së fundit, në GANT i gjeni të gjitha dhe për të dy gjinitë.

Por, të jemi real – blerjet në GANT nuk kanë të bëjnë vetëm me rrobat, është një përvojë ku përjetoni stilin dhe profesionalizmin e duhur.

Prandaj nëse dëshironi ta qoni stilin tuaj në nivel perfeksionizmi, vizitoni që sot dyqanin e veshmbathjeve GANT dhe binduni vet.