Telegrafi

Ganiu: Kjo fitore meritë e gjithë strukturës së BDI-së

Në fjalimin e tij nga shtabi zgjedhor i BDI-së në Çair ka uruar fitoren e kandidatit Visar Ganiu dhe ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e partisë, duke thënë “Ne treguam se si fitohen betejat në të gjitha komunat e vendit, fituam edhe këtu, do të vazhdojmë të fitojmë edhe në të ardhmen”.

Kandidati i BDI-së dhe kryetar i posazgjedhur i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka falënderuar gjithë përkrahësit e tij për mundin e treguar që nga fillimi i fushatës e deri në këtë rreth të tretë zgjedhor të zgjedhjeve lokale dhe shtoi se Çairi mbetet bastion i BDI-së, ndërsa ai do të mundohet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Çairit./Telegrafi/