Deputetja e Partitë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pret nga presidenti Hashim Thaci “të jetë i përgjegjshëm dhe aktiv ashtu, siç ka qenë në dy mandate si kryeministër i Kosovës”.
“Përvoja e Thaçit flet shumë dhe unë kam besim të plotë se ai do t’ia dal me sukses ta përmbyll mandatin e presidentit”, ka deklaruar Musliu në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, duke e uruar Thaçin që mandatin ta përfundojë me nderë dhe të jetë president që të mbahet mend për të mirë
Ajo ka folur edhe për ish-presidenten Atifete Jahjaga, duke dhënë vlerësime pozitivë në adresë të saj.
“Konsideroj se Jahjaga, siç thotë populli, e ka përfunduar mandatin me faqe të bardhë”, ka deklaruar ndër të tjera Musliu duke shtuar se me Jahjagën “të gjitha gratë jemi ndier presidente për këto pesë vite”.
Musliu muaj më parë në emisionin “Kontakt” kishte thënë se opozita nuk mund ta pengojë rrugëtimin e Thacit drejte presidencës, ndërsa sonte ka thënë se gjithherë është bazuar “në fakte dhe argumente kur është prononcuar”.
“Kam deklaruar se opozita nuk mund ta pengojë bërjen e Thaçit president. Gjithherë jam bazuar në faktet dhe argumentet ligjore të cilat në si shtet demokratik i kemi ABC-në e punës tonë dhe duhet respektuar”, ka thënë ajo. /Tribuna/