Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Musliu krahas urimit ka publikuar edhe një video nga rruga ku ajo jeton, e që duket të jetë e mbushur me mbeturina, transmeton Telegrafi.
“Përhajr Bajrami Shpend Ahmeti, nga Rruga Muharrem Fejza në Prishtinë”, ka shkruar Musliu.
Deputetja Musliu edhe më herët ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin për udhëheqjen e kryeqytetit. /Telegrafi/