Site icon Telegrafi

Ganimete Musliu: Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, po i duket vetja si Zeusi në tokë.

Musliu në një prononcim në rrjetin social Facebook shkruan se Glauku bashkë me të tjerët është shumë i vogël për t’ia përcaktuar udhëheqësit PDK-së.

Lexoni të plotë postimin e Musliut në Facebook:

“GLAUK ZEUSI,

Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë, për të përcaktuar vullnetin e qytetarëve, të drejtën kushtetuese se kush duhet të zgjedhet kryetar i Kuvendit dhe për të përcaktuar fatet e njerëzve. Glauk ti dhe banda jote kriminale Vetëvendosje e mollotoviqëve mund t’i bëni këto lojëra me të tjerët dhe Isa Mustafën që e keni shti nen kthetra, por je shumë i vogël bashk me banditët tjere të vegjël me na përcaktu neve udhëheqesit tanë. Nuk ka mujt Serbia me na diktu e po mundet rrugaqësis e juaj të na diktoj agjendën e institucioneve tona”. (sic). /Telegrafi/

 

Exit mobile version