Vëllai i presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit, Ganiu, ka reaguar për një postim në Facebook të kryetarit të Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli dhe ndaj një deklarate të Vetëvendosjes.
Përmes një reagimi, Thaçi thotë se shumë herë është lakuar emri i tij nëpër media, por që nuk ka dashur të merret me to deri më tash.
Në këtë reagim, Thaçi përgënjeshtron Rrahim Pacollin ku thotë se “me çudit në reagimin e z. Pacollit, pasi ka një kompani të sigurimeve të cilën e drejton, përse ai thotë se nuk është përfitues i të hyrave nga polisat kufitare? Opinioni nëse dëshiron të ketë informata lidhur me përfitimet apo jo të Kompanive të Sigurimeve nga koha e implementimit të polises kufitare e deri në vitin 2015 mund të i drejtohen Bankës Qendrore të Kosovës apo me lejimin e organeve drejtuese të BKS-së, mund të kërkoj nga Departamenti i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimeve informatat se a kanë realizuar përfitime këto Kompani të Sigurimeve apo jo”.
Ky është reagimi i plotë i Gani Thaçit:
“Të nderuar bashkatdhetarë, më të vërtetë ka shumë investime të kapitalit të investitorëve të jashtëm dhe të brendshëm në industrinë e sigurimeve të Kosovës, çka do që të flas unë për Kompanitë e Sigurimeve në Republikën e Kosovës nuk është në kompetencat e mia dhe do të ishte jo e drejtë për mua që të tejkaloj autorizimet e mia duke dhënë informata për këto Kompani dhe për industrinë e Sigurimeve duke pasuar parasysh faktin se kjo është kompetencë e Rregullatorit në këtë rast Bankës Qendrore të Kosovës.
Të nderuar, unë punoj tani po thuajse tetë (8) vite në Industrinë e Sigurimeve të Kosovës, fillimisht kam qenë pjesë e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ndërsa nga viti 2012 është themeluar Byroja Kosovare e Sigurimeve dhe unë jam një nga personat themelues të BKS/së, asnjëherë nuk kam qenë vendimmarrës sikurse cekët në shumë shkrime dhe në portale, por që asnjëherë nuk kam dashur të reagoj, Organ vendimmarrës në Byronë Kosovare të Sigurimeve është Asambleja e Anëtarëve të Përgjithshme të Byrosë që përbëhet nga dymbëdhjetë (12) përfaqësues gjegjësisht nga një përfaqësues nga secila kompani, Asamblenë e kryeson kryesuesi I saj ndërsa organ I dytë vendimmarrës në hierarkin e Byrosë është Këshilli Administrativ I cili përbëhet nga katër (4) anëtarë të cilët janë Drejtore të katër (4) Kompanive të Sigurimeve të cilët kanë mandate dy (2) vjeçar.
Shumë herë kam parë shkrime si në media të shkruara dhe ato elektronike ku është lakuar emri im por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj, por shkrimi i bashkëatdhetarëve sot më preku shumë pasi që bëhët fjalë për polisat e Sigurimit kufitar të cilat ata i paguajn në momentin qe hyjn në Republikën e Kosovë, do i’u kisha përkrahur shumë qe partia juaj në të cilen thirreni në këtë shkrim ta inicoj dhe të themeloj një komision parlamentarë të pavaruar dhe të vijnë në BKS dhe të shiqojnë se ku përfunduan këto të holla qe i cekni ju, perveq dëmeve të cilat i kemi paguar rregullisht… Aty ku keni kërkuar edhe nga Kryeprokurori i shtetit që të filloj hetuesia ku me këtë rast para disa dite kam lexuar që z. Kryeprokuror I shtetit thekson se në çdo portal dhe gazetë ku përfshihen shkrime për zhvatjen e parave dhe keqperdorimet e mundëshme të detyrës zyrtare do të fillojë hetimet, besoni qe do të isha shumë I lumtur qe edhe për këtë rast të fillonin hetimet dhe çartësohej një herë e pergjithmonë kjo çështje.
Ndërsa sa i perket reagimit të z. Pacollit ndaj shkrimit të botuar në portalin “Koha Net” e të cilin reagim e ka publikuar në faqen zyrtare të llogaris së tij në Facebook dhe në portalin “Indeksonline” (të permirësuar pak më vonë-nga Pacolli) të bashkangjitura në attach:
E vërteta më e madhë në këtë reagim është se aty ku thekson z. Pacolli qe emrat tonë janë DIAMETRALISHT të kundërt, dhe shumë mirë që janë të kundërt, por se a rrjedh z. Pacolli nga qarqet politike apo jo opinion e din më së miri këtë fakt, andaj lidhur me këtë e theksoj një argument të thjeshë, I njejti në një periudh të shkurtër jo të largët kohore ka qenë edhe president I një partie politike në vendë, I njejti person në këtë rast z. Pacolli është Kryetar i Këshillit Administrativ në BKS dhe ka qenë edhe dy (2) mandate të tjera paraprake, njëherit i njejti ka qenë edhe “Kryesues” i Asamblesë së Përgjithëshmë të BKS/së dhe në të njejtën kohë është i përzgjedhur si përfaqësues i Industris së Sigurimeve për bisedime për Karton të Gjelbër për afërsisht që pesë (5) vite me radhë, është i perzgjedhur nga Qeveria e kaluar dhe vazhdon prap edhe në këtë Qeveri…
Një gjë me çudit në reagimin e z. Pacollit, pasi ka një Kompani të Sigurimeve të cilen e drejton, përse ai thot qe nuk është perfitues i të hyrave nga polisat kufitare?? Opinioni nese dëshiron të ketë informata lidhur me përfitimet apo jo të Kompanive të Sigurimeve nga koha e implementimit të polises kufitare e deri në vitin 2015 mund të i drejtohen Bankës Qëndrore të Kosovës apo me lejimin e organeve drejtuese të BKS/së, mund të kërkoj nga Departamenti i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimeve informatat se a kanë realizuar përfitimie këto Kompani të Sigurimeve apo jo.
Për informimin tuaj çdo dokumentacion nga themelimi i Shoqatës së Sigurimeve e deri më sot në ekzistimin dhe funksionimin e Byrosë është I ruajtuar në arhivin e Byrosë që besoj është njëri ndër arhivat më të koordinuarat në Industrin e Sigurimeve. Ndërsa për të hyrat dhe të dalurat në Byronë Kosovare të Sigurimeve Departamenti i Financave i ka të ruajtura çdo dokumentacion në të cilin besoj se mund të keni çasje në të njejtat dhe nga aty do të duket çartë dhe DIAMETRALISHT kush është pran dhe larg realitetit. Njëherit kisha kërkuar nga Organet Kompetente të dalin dhe të I’a sqaroj opinionit të gjërë një herë e përgjithëmon punen të cilen Byroja e kryen, dhe të stopohen lakimet e emrave në mediat e shkruara dhe ato elektronike të cilat bëhen qellimisht dhe pa as një argument. Besoni raliteti është ndryshe…” (sic), ka shkruar Thaçi.