Site icon Telegrafi

Gani Sejdiut i përfundon marrëveshja me Ballkanin: Nuk e di nëse do të vazhdoj

Gani Sejdiu ka mbyllur marrëveshjen me klubin e Ballkanit menjëherë pas përfundimit të kampionatit.

Tekniku mitrovicas i cili e kishte zëvendësuar Sami Sermaxhajn në stolin e ‘portokallinjëve’ kishte arritur marrëveshje vetëm deri në mbylljen e kampionatit.

Sejdiu nuk mohon mundësinë për të vazhduar qëndrimin në klub, por thotë se kjo do të mësohet vetëm pas bisedimeve të reja.

“Marrëveshjen me Ballkanin e kam përfunduar. Ende nuk dihet nëse do të vazhdoj të qëndroj në klub apo jo, varet nga bisedimet”, ka thënë Gani Sejdiu për Gazeta Sheshi.

Sejdiu drejtoi Ballkanin në gjashtë ndeshje kampionale derisa arriti që të regjistrojë tri fitore, dy barazime dhe një disfatë.

Gjithashtu ai udhëhoqi ekipin në dy ndeshjet e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës përballë Feronikelit, ku pësoi disfatë në dy ndeshjet.

Exit mobile version