Telegrafi

Gani Sejdiu, trajner i Trepçës ‘89

Sejdiu kur drejtonte Feronikelin

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.

“Po është e vërtetë. Gani Sejdiu është trajner i yni. Me të kemi gjetur mirëkuptim të dyanshëm, ai i dinë synimet e mitrovicalive, nuk i ikë përgjegjësisë. Trajnerët e kanë shkurt, por Gania ka ardhur për të qëndruar gjatë”, ka deklaruar Zeka për GazetaOlle.com.

“Ai është vendor, e njeh qytetin e njeh skuadrën, e dinë se ku ka ardhur. Synimet tona mbeten kreu i tabelës”, shtoi numri një i 89-shit.

Sejdiu zëvendëson Arsim Thaqin e shkarkuar pas përfundimit të stinorit vjeshtor. Sejdiu së fundi drejtoi Feronikelin, me të cilën skuadër, vitin e kaluar fitoi gjithçka.