Telegrafi

Gani Sejdiu trajner i Feronikelit, të premten prezantimi

Gani Sejdiu do të jetë trajneri i ri i dy herë kampionëve të Kosovës, Feronikelit.

Prezantimi i trajnerit Gani Sejdiu do të bëhet në ditën e premte ora 18:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Sejdiu edhe më parë ishte pjesë e Feronikelit duke fituar titullin e parë historik të klubit.

Sejdiu kur drejtonte Feronikelin

Klubi ishte në bisedime edhe me Bylbyl Sokolin, por që marrëveshja ka dështuar në fund.

Sejdiu ka qenë trajner edhe te Trepça, Trepça ’89 dhe Besa.

Ai ishte në bisedime edhe me Prishtinën. /Telegrafi/