Trajneri që i shpalli kampion vjeshtor dhe një vit më herët kampion në Superligë dhe fitues të Kupës, nuk do të drejtojë më skuadrën nga Drenasi.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Ju njoftojë që më nuk jam pjesë e KF Feronikelit sepse sot kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryesine e klubit. Kjo ndodhi pasi që bëmë analizën e sezonit vjeshtore dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet bërë për sezonin pranverore”.
“Erdhëm në përfundim që në interes të klubit është më mirë që të ketë ndryshime ,sepse ndoshta lojtarëve ju duhet një filozofi tjetër e cila i motivon me tepër për t’i arritur objektivat e klubit”.
“Mua me mbetet që në emrin tim personal t’i falënderojë qytetaret e Drenasit, për mbështetjen që me kanë dhuruar gjate gjithë kësaj kohe.
“Tigrat e Zi për përkrahjen e tyre pa u kursyer asnjëherë, bashkëpunëtoreve të mi te mrekullueshëm, Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani, mjekeve të klubit si dhe ekonomit që si staf kemi pasur një bashkëpunim shumë profesional dhe korrekt.
“Në fund një përshëndetje e veçante ju shkon kryesisë së klubit dhe lojtarëve me të cilët kam kaluar një eksperiencë të paharruar,dhe ju urojë që të vazhdojnë me suksese edhe në të ardhmen dhe mua do të më kenë një fans gjatë gjithë kohës. Me respekt Gani Sejdiu”, ka shkruar trajneri mitrovicas. /Telegrafi