Telegrafi

Gani Sejdiu jep dorëheqje nga Feronikeli

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Feronikelit.

Sejdiu lajmin e bëri të ditur nga faqja e tij personale në Facebook.

“Me keqardhje e njoftojë opinionin se nga sot nuk jam pjesë e Feronikelit për arsye personale sepse në këtë periudhë dy mujore duhet me qenë afër familjes dhe e kam obligative”.

“Me këtë rast falënderoj klubin për mirëkuptim dhe njëkohësisht ju uroj të vazhdojnë me sukses siç kanë bërë deri më tash”.

Nikli aktualisht gjendet në pozitën e 7 me 10 pikë të grumbulluara, pas 7 xhirove të luajtura