Drenica ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Ipko Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Skenderaj ka humbur nga Drita në Gjilan me rezultat të thellë 4-1.
E pas ndeshjes i shqetësuar me lojën e skuadrës së tij është shprehur për Super Sport Kosova trajneri Gani Sejdiu.
“Më brengos fakti që po tregohemi një ekip jo serioz në fushën e lojës. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësinë, duke filluar nga unë si trajner. Po dorëzohemi lehtë, pasi që tri ndeshjet e humbura, i kemi humbur në minutat e para të ndeshjes”.
“Megjithëse kemi folur të jemi më të vëmendshëm në pjesën e parë, ne jemi shfaqur në mënyrë jo profesionale. Pa marrë parasysh që kemi pasur të bëjmë me tre kundërshtarë mjaft të fortë në këto xhirot e para, jemi për çdo kritikë”, deklaroi Sejdiu.
Më pas Sejdiu deklaroi se pritet të ketë reagime edhe nga ana e stafit teknik, por edhe nga na e drejtuesve të klubit.
“Pritet të ketë reagim edhe nga ana ime edhe nga ana e drejtuesve te klubit. Fajtorët kryesorë janë gjithmonë trajnerët. Çdo gjë ka kufi dhe ka ardhur momenti i fundit që gjërat duhet ndryshuar, sepse situata është shqetësuese”, Gani Sejdiu.
Drenica mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 28 pikë, por me një fitore eventuale të Flamurtarit do të futej në zonën që dërgon largim nga liga. /Telegrafi/