Telegrafi

Gani Koci në vend të Ferid Aganit, në pozitën e Ministrit të Ambientit?

Pas ngritjes se aktakuzës kundër Ferid Aganit, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me rastin “Stentat”, qeveria e as kryeministri ende nuk janë deklaruar.

Dje, vet Agani ka thënë se është i pafajshëm dhe se “përgjigjet vetëm para Zotit”.

Mirëpo, merret vesh se kryeministri Isa Mustafa po pret që vet Agani të dorëhiqet, në të kundërtën do të shkarkohet, shkruan Lajmi.net.

Precedent pozitiv i dorëheqjes pas aktakuzës mund të merret rasti i ish zv/kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi dhe ish zv/ministri i Ekonomisë dhe Financave, Astrit Haraqija.

Në anën tjetër burime të lajmi.net po ashtu thonë se në vend të Ferdi Aganit, ministër do të emërohet Gani Koci, i përfolur shumë si zëvendësues i Hajredin Kuçit në pozitën e Ministrit të Drejtësisë, por që nuk ndodhi.

Lajmi.net ka tentuar të flas në disa raste me Ferid Aganin, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Agani bashkë me 63 persona tjetër akuzohet për dëmtim të buxhetit të Kosovës për më shumë se 4.5 milionë euro