Telegrafi

Gani Koci: Kërkesa e Haradinajt për konferencë ndërkombëtare, kthim në pikën zero për Kosovën

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik dhe anëtari i PDK-së, Gani Koci në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj drejtuar vendeve të QUINT-it.

Koci ka shkruar se kërkesa e tij për ta organizuar një konferencë ndërkombëtare, është kthim në pikën zero.

Ai është shprehur se Kosova i ka përfunduar konferencat ndërkombëtare më 17 shkurt 2008, transmeton Telegrafi.

“Kërkesa e Kryeministrit për një Konferencë te re nderkombëtare, pavarësisht kërkesave e kushteve të tij, është kthim në pikën zero të pozicionit të Kosovës! Ne e kemi perfunduar me Konferencat nderkombëtare më 17 shkurt 2008!”, ka shkruar Koci.

Lexo po ashtu Haradinaj letër ambasadorëve të Quint-it dhe përfaqësueses së BE-së: Taksa hiqet kur të plotësohen këto kushte

Haradinaj sot ka dërguar një letër në drejtim të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe përfaqësueses së BE-së në Kosovë.

Aty ai ka thënë se duhet të ketë garanci për njohje nga Serbia, në mënyrë që të hiqet taksa. /Telegrafi/