Gani Gërmia ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Dueli Sportiv”, në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova ngjalli habi dhe të qeshura me veprimin që bëri aty gjatë kohës kur panelistët po diskutonin për kampionatin.
Në një moment, derisa po fliste njëri prej analistëve aty, Gani Gërmia u zgjua në këmbë dhe shkoi për ta puthur në kokë analistin, Faruk Statovci. Ky i fundit më pas filloi të qeshte dhe ktheu kokën.
Situatë e sikletshme përcolli më pas të ftuarit të cilët mbetën të shtangur me veprimin e tij.
Euro 2024 ka nisur një javë më parë, analiza të pafundme po diskutohen rreth asaj se si do të përfundojë kjo garë evropiane. /Telegrafi/