Telegrafi

Gani Geci tregon kush e ndihmoi financiarisht familjen e komandantit Adem Jashari në vitet 1997/98 (Dokument)

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i  LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një listë të atyre që e ndihmuan nga diaspora familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari para marsit të vitit 1998.

Geci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po i publikon dokumentet për të vërtetuar atë që kishte deklaruar në TV dhe që dëshmojnë se kush e ndihmo me mjete financiare familjen Jashari në vitin 1997 dhe 1998.

Geci thotë se dokumentet janë marr nga Saim Tahiraj.

Postimi i plotë i Gecit:

“Po i publikoj dy dokumnte pêr te verrtetuar atë qe kam then ne TV dhe qe deshmojn se kush e ndihmoj me mjete financiare Familjen Jashari ne vitin 1997 dhe 1998.
Fotot dhe dokumentat te marrura nga Saim Tahiraj” (sic.), ka shkruar Geci. /Telegrafi/