Telegrafi

Gani Geci: Do ta ndryshojë mbiemrin shkaku i Sabit Gecit (Video)

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ish–anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sabit Geci, “ka qenë hajn dhe kriminel”.

Sipas tij, Sabit Geci ka qenë një person i cili i ka vjedhur viça nëpër katund, duke shtuar se atë ka qenë duke e vra Osman Geci për shkak të vjedhjes së kafshëve.

Geci ka folur edhe lidhur me ftesat që i ka bërë Salustro të dëshmojë për rastin e Drenicës.

“Salustro më ka ftuar disa herë që të dëshmoj në rastin e Drenicës dhe asnjëherë nuk kam pranuar të jem dëshmitar në këtë rast. Unë në asnjë rast nuk kam qenë dëshmitarë dhe as nuk kam lidhje me dëshmitarët që pritet të dëshmojnë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka bërë të ditur se do ta ndërrojë mbiemrin shkaku i Sabit Gecit.

“Do ta ndryshojmë mbiemrin, do ta bëjmë Bajraktari, dhe ai nuk mundet me marrë këtë mbiemër. Nuk është ai i kabilës tonë, e cila kabile i ka diku rreth 30 shtëpi”, ka shtuar Geci.

Geci ka folur edhe për Ruzhdi Shaqirin. Sipas tij, Ruzhdi Shaqiri ka vrarë njerëz me pagesë, vrasës serik, ka vrarë në Shqipëri e ata të Shqipërisë kanë vrarë në Kosovë.

“Ai ka marrë pare të majme për vrasjen time”.

Ky është tregimi i Gani Gecit për njeriun të cilin e ka vrarë kohë më parë. Geci thotë se këtë veprim e ka bërë pasi ka qenë i kërcënuar nga i ndjeri Ruzhdi Shaqiri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iIxRZkD_yVI