Natën e sotme (e diel), në emisionin “Kojshia Show” i ftuar ishte ish-deputeti Gani Geci bashkë me vajzën e tij, Marigonën.
I njëjti së bashku me vajzën e përzgjedhur tashmë si deputete e Kuvendit të Kosovës, kanë folur më shumë për aktivitetet e tyre, duke zbuluar më të rejat për publikun.
Gjatë bisedës, në një moment ish-deputeti u befasua nga Fatima Osmani, vajza e një fansi të Gecit, Idriz Osmani.
Vajza në fjalë ia solli një dhuratë mjaft interesante Ganiut, një portret të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, si një nga adhuruesit më të mëdhenj të tij.
Geci u impresionua nga surpriza e vogëlushes, duke i bërë një përshëndetje babait të saj pasi tha se është fansi tij dhe se janë miq të mirë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2356&v=NIBt-tFSfjI&feature=emb_title
Befasinë po ashtu e mirëpriti edhe Marigona, e cila e përqafoi vajzën e vogël dhe e falënderoi për surprizën e ëmbël. /Telegrafi/