Site icon Telegrafi

Gani Geci i reagon ashpër LDK-së, tregon se kush mund ta rrëzoj Thaçin nga presidenti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, gjatë ditës së sotme ka thënë se nëse prishet koalicioni ose votohet mocioni i opozitës, atëherë LDK nuk do ta njeh, Hashim Thaçin si president.

Por, ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK’ja nuk mund ta rrëzoj Thaçin. Sipas tij nga posti i presidentit mund ta rrëzojë vetëm Gjykata Speciale dhe kryeprokurori i kësaj Gjykate, Shwindeman.

“A ka mundësi mem tregu dikush qe nëse LDK nuk e njeh Presidenti qa kan me ba dhe qka mujn me ba LDK. Mundet me rreh ujë ne Havan! Presidenti është kategori Kushtetuese deri sa te zgjidhet mundet me pas lojna politike sa për ti marr votat kur të zgjidhet, lexone Kushtetuten qysh rrexohet. Qeshtu thojshin edhe për Atifeten po ajo e qoj deri ne funde Presidentin mundet me e rrxue vetem Shwindemani se sa per LDK-në ka me marr edhe ni mandat po ju garantoj”, ka shkruar ish-deputeti Geci.

Exit mobile version