Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Gani Geci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ish–anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sabit Geci, do të jetë personi kryesor që do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.
Geci, ka thënë se Sabit Geci do t’i shantazhojë shokët e tij (anëtarët e ish–Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së) tash kur pritet të themelohet Gjykata Speciale.
“Nëse dëshmon Sabit Geci mozomokeq për shokët e vet. Dyshimet e shokëve të tij janë të mëdha, se ai mund ta bëjë këtë gjë. Sabit Geci ka thënë se si ka kërkuar që të votohet Gjykata Speciale, duke theksuar se nuk ka nevojë të frikësohet askush. Ky është personi numër një që ka me dëshmu dhe me këto dëshmi kanë me u sjellë shumë sende”, ka theksuar Geci.
Ai më tutje ka thënë se nëse Sabit Geci dëshmon atëherë do të zbulohen shumë gjëra në Kosovë, duke shtuar se “pjesa dërmuese, në të gjitha raportet e prostitucionit, haraçit, kriminalitetit, tregon se ai person është i përfshirë në këto gjëra”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8nOlN8dokss