Telegrafi

Gani Geci i kundërpërgjigjet Hoxhë Osman Musliut

Pas deklaratës së Hoxhë Osman Musliu nga Drenasi, i cili i është përgjigjur akuzave të Gani Gecit, për vëllain e tij për të cilin ka thënë se ai nuk e ka bërë punën e rojtarit në shtëpinë e këngëtares Shkurte Fejzës, ka reaguar prapë Gani Geci.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk e ka përmend fare Hoxhën Musliu, mirëpo siç ka thënë Geci, me “vetlajmërim Hoxha po e pranon të vërtetën”.

“Une Hoxhes Osman Musliut te Likovcit nuk ja kam permed Fare. Falenderoj Hoxhen Mulla Osmanin qe ështe lajmruar per me tregua qe vllau i tij ka qen ai . Nuk kam nevoj me than asgje tjeter se Hoxha ka tregua vet. Me vetlajmrim e vet e pranon te verrteten edhe e ka demantua shkrimin e vetë” (sic.), ka shkruar Geci në Facebook.