Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti deri më tani ka emëruar 22 zëvendësministra nga subjektet që e përbëjnë koalicionin qeverisës: LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe dhe komunitet tjera.
Nga 22 zëvendësministrat e emëruar deri më tash, 13 prej tyre janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Telegrafi ka siguruar emrat e zëvendësministrave të AAK-së të cilët janë sistemuar në disa nga ministritë.
Në këtë listë të zëvendësministrave ka zënë vend edhe Gani Dreshajt si zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Muharrem Nitaj është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Halil Matoshi është emëruar zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhavit Zariqi zëvendësministër i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu zëvendësministër i Ekonomisë dhe Ambinetit, Kushtrim Brahimaj zëvendësministër i Financave dhe Transfereve, Driton Bardheci zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Magbule Shkodra zëvendësministre e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, zëvendësministër nga radhët e AAK-së është emëruar Pejtër Ndou, Arbër Grabovci është emëruar zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bajram Kastrati është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Bacaj zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Burbuqe Bakija-Deva zëvendësministre e Ekonomisë dhe Ambientit.
Ndryshe ditë ma parë Nisma bëri poashtu publike emrat e zëvendësministrave nga kjo parti.
Valdete Dushica-Bajrami u emërua zëvendësministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Zafir Berisha zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Bekim Brestovci zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Enver Hoti zëvendësministër i Bujqësisë̈, Pylltarisë̈ dhe Zhvillimit Rural.
Zëvendësministrat obligohen që brenda tridhjetë (30) ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit, ta bëjnë deklarimin e pasurisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/