Telegrafi

Gani Bajraktari jep mësim në UP me specializime të kontestuara (Video)

Gani Bajraktari është njeri prej mjekëve që ka ngritur padi për mbi 240 mjekë specializantë, rastin e të cilëve e trajtoi Gjykata e Apelit, duke vendosur në favor të mjekut Bajraktari dhe të katër kolegëve të tij. Në fakt, në Universitetin e Prishtinës (UP) edhe më herët janë raportuar raste të tjera të mësimdhënësve, specializimet e të cilëve janë kontestuar, por vijojmë sonte me rastin konkret që flet për një shqetësim serioz akademik në UP.

Mjekut Gani Bajraktari shume vite më përpara, përkatësisht ne vitin 2005 instancat e Universitetit të Prishtinës dhe edhe Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht, siç shihet në dokumentacionin e siguruar të RTK, ia kishin kontestuar specializimet kur ky i fundit aplikoi për të dhënë mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Degën e Internos.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës dhe Senati iu përgjigjen z. Bajraktari se dy specializimet e tij të paraqitura në periudhën 93 deri në 97 janë të paqëndrueshme se në praktikat botërore në mjekësi nuk mund të kryhet dy specializime në të njëjtën kohë.

Në dokumentet e siguruara nga RTK shihet qartë se udhëheqja e UP në vitin 2005 ka shpërfillur udhëzimet duke e pranuar si ligjërues z. Bajraktari dhe në asnje rast nuk i mori parasysh edhe ankesat e mbi 90 për qind të ligjëruesve të Fakultetit të Mjekësisë.

Sot Bajraktari jep mësim në Degën e Internos dhe i njëjti ka muaj që nuk i përgjigjet RTK, edhe tani kur po raportojmë ai refuzoi të japë shpjegime për kontestimin e specializimeve të tij.

Këtë dyshim e ka paraqitur edhe vet Drejtori i SHSKUK-së, Cur Gjocaj, i cili thotë se nuk don të besojë se dikush ka falsifikuar diçka por nëse ka raste te tilla atëherë tha ai e ftojmë prokurorinë të verifikoje gjendjen.