Site icon Telegrafi

Gangsteri varroset me arkivol të artë

Carl Williams u vra në burgun më të madh të shtetit të Victorias nga një i burgosur me anë të një pjese të biçikletës, ndërsa Daily Mail bën të ditur se funerali i tij mblodhi një numër të madh përcjellësish në Melbourne.

39-vjeçari i njohur si “vrasësi me fytyrë foshnje”, ishte njeriu kryesor i luftës së nëntokës gjatë viteve të nëntëdhjeta në Melbourne, ndërsa u bë ‘i pavdekshëm’ në serialin e popullarizuar australian “Underbelly”.

Në funeral ishte e pranishme edhe ish-gruaja e tij, Roberta Williams me vajzën e tyre Dhakota. “Ti më dhe vetëbesim dhe siguri në vete, kur ajo ishte humbur shumë vite më parë”, u shpreh në fjalën e saj Roberta. /Telegrafi/

Exit mobile version