Site icon Telegrafi

Gangsta Papa

Reperi Tupac Shakur, i njohur si 2Pac, i cili në këngët e tij i këndon drogës, seksit, dhunës në rrugë, është vetëm njëri nga këngëtarët e preferuar të Papës, sipas një liste e cila është prezantuar në ueb-faqen MySpace.

Krahas reperit kontrovers, dhe këngës së tij “Changes”, Benedikti XVI në listën e tij të preferuar të muzikës ka radhitur edhe Shirley Bassey dhe këngën “After the Rain” si dhe “Uprising” nga grupi britanik Muse.

Lista e këngëve të preferuara të Papës është vendosur nga at Giulio Neroni, drejtor artistik i shtëpisë muzikore të Vatikanit, bën të ditur gazeta Telegraph.

Dhe përderisa disa komentojnë se lista tregon shijen e pazakonshme të Papës për muzikë, të tjerët thonë se bëhet fjalë për përpjekjet e Kishës Katolike për t’iu afruar besimtarëve të rinj.

Lista e muzikës që preferohet nga Papa:
1. “Advocata Nostra” – Music From The Vatican
2. “Uprising” – Muse
3. “Causa Nostrae Laetitiae” – Music From The Vatican
4. “Il Mare Mi Salva” – Serge Gaggiotti
5. “After The Rain” – Shirley Bassey
6. “Coexist” – Nour Eddinebased
7. “Don Giovanni” – Mozart
8. “Rafaele Merry Del Val” – Filarmonia e Romës
9. “He Doesn”t Know Why” – Fleet Foxes
10. “Changes” – Tupac Shakur
11. “Regina Coeli” – Music From The Vatican
12. “Mi sarete Testimoni” – Santo Subito
/Telegrafi/

Exit mobile version