Telegrafi

“Gangnam Style” tani është “Jasha Jom Bo Bab”

 Videon dhe këngën parodike e ka realizuar një prej pjestarëve të produksionit Entermedia, Migjen Caka, i cili thotë se videon ja kushton një prej miqve të tij.

“Kjo video është realizuar për një shok, i cili është  bëra baba, njëkohësisht shkon për të gjithë ata që janë bërë baba dhe do të bëhen të tillë”, ka shkruar Migjeni në përshkrimin e videos në YouTube.

Do të mbetet të shihet nëse video e Migjenit do të ‘ndezë’ po aq sa e jugkoreanit, Psy, i cili po synon dy miliardë klikimet gjatë këtij viti. /Telegrafi/