Telegrafi

Gana në finale të Kupës së Afrikës

Takimi i zhvilluar të enjten përfundoi me fitoren minimale të Ganës, prej 1-0.

Heroi i ndeshjes ishte Asamoah Gyan, i cili shënoi golin e fitores (21’), për ta dërguar Ganën në finale, për herë të parë që nga viti 1992.

Në finale, Gana do të përballet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër që zhvillohet sonte, ndërmjet Algjerisë dhe Egjiptit. /Telegrafi/