Site icon Telegrafi

Gana konfirmon rastet e para me virusin vdekjeprurës Marburg

Gana ka konfirmuar dy rastet e para me virusin vdekjeprurës Marburg, një sëmundje në familjen e njëjtë me virusin që shkakton Ebolan.

Ata thanë se të dy pacientët vdiqën së fundmi në një spital në rajonin jugor të Ashantit.

Mostrat e tyre rezultuan pozitive më herët gjatë muajit, dhe tani u verifikuan edhe nga një laborator në Senegal, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët shëndetësor të kombit afrikano-perëndimor thanë se 98 persona tani janë futur në karantinë për shkak se dyshohen si raste kontakti.

Nuk ekziston ende ndonjë tretman për virusin Marburg – por doktorët thonë se pirja e një sasie të madhe të ujit dhe trajtimi i disa simptomave specifike përmirëson dukshëm shanset për të mbijetuar tek pacientët.

Virusi transmetohet tek njerëzit nëpërmjet lakuriqëve dhe shpërndahet mes njerëzve nëpërmjet transmetimit të lëngjeve trupore.

Ajo është një sëmundje e rëndë, shpesh fatale me simptoma të cilat përfshijnë dhembje koke, ethe, dhembje të muskujve, të vjella gjaku dhe gjakderdhje.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg shpellave dhe që të pjekin mirë të gjitha produktet e mishit para konsumimit të tyre.

Në Afrikë ishin raportuar edhe më herët shpërthime dhe raste sporadike në Angola, Kongo, Keni, Afrikë Jugore dhe Ugandë, thonë nga OBSH-ja.

Rasti i parë i shpërthimit të virusit Marburg ishte në Gjermani në vitin 1967 kur nga ky virus vdiqën shtatë persona.

Në vitin 2005 në Angola nga ky virus kishin vdekur më shumë se 200 persona, kur kishte ndodhur shpërthimi më i madh i virusit i regjistruar ndonjëherë nga OBSH. /Telegrafi/

Exit mobile version