Telegrafi

Gana do t’i ofrojë Baliotellit një vend në përfaqësuese

Balotelli është ganez i lindur në Itali, ndërsa aktualisht po përfaqëson Italinë U-21, ndërsa vazhdimisht ka insistuar se dëshiron të përfaqësojë Azzurët.

Megjithatë verën e kaluar 19-vjeçari deklaroi që do ta shqyrtojë edhe mundësinë për të luajtur për Ganën.

“Javën e ardhshme do të jem në Evropë dhe do të takohem me Balotellin. Nesër do të nisem për në Afrikën e Jugut, dhe pas tërheqjes së shortit do të nisem për në Evropë”.

“Kam caktuar një seri takimesh me lojtarët që luajnë nëpër liga të ndryshme të Evropës”, është shprehur Rajevac për La Gazzetta dello Sport.