Sulmuesi i Atletico Madridit, Kevin Gameiro ka shënuar një nga golat më të lehtë të tij në karrierë në mbrëmjen e së shtunës.
Atletico Madridi ka fituar me reyzltat të thellë 5-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Levante.
Në këtë takim golave iu kthye edhe sulmuesi francez, Kevin Gameiro, i cili shënoi dy gola ndaj Levantes.
Megjithatë, goli i tij i parë në ndeshje dhe i epërsisë 2-0 të Atleticos ishte njëri nga më të lehtit në karrierë.
Gameiro shënoi golin e lehtë nga dy metra, i cili erdhi në minutën e 29-të të ndeshjes.
Ky gol i Gemeiros erdhi si ‘asistim’ nga mbrojtësi Chema Rodriguez, i cili në tentim për ta larguar topin ia ndali atë në vend francezit, i cili e dërgoi me lehtësi në portë.
Ndryshe, ky ishte goli i tretë i sulmuesit francez në këtë sezon, teksa ka edhe një asistim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=SGUWzQZsnzE