Telegrafi

‘Gameiro, perfekt për Atleticon’

Drejtori sportiv i Atletico Madridit, Jose Luis Caminero ka përshëndetur transferimin e Kevin Gameiros, si një shtesë e përsosur për sulmin e ekipit të tij.

Gameiro ka përfunduar kalimin e tij prej 41 milionë euro në Atletico nga Sevilla të shtunën, pasi ‘Los Colchoneros’ u rrëzuan në përpjekjet e tyre për të sjellë përsëri Diego Costan, dhe Caminero beson se francezi është i qepur për stilin e të luajturit të Diego Simeones.

“Ai është një sulmues që është mësuar të shtyp mbrojtësit dhe është i palodhur në përpjekjet e tij, kështu që ai i përshtatet në mënyrë të përkryer në atë që kemi dashur për të forcuar sulmin tonë”, tha ai për Marca, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Atletico nënshkruan me super sulmuesin francez (Foto)

“Ardhja e tij është një lajm i madh. Ai është një përforcim që do të na lejojë për të rritur konkurrencën në sulmin tonë”.

“Ai është një lojtar shumë i shpejtë, me një goditje të madhe, dhe kaloi disa vite duke konkurruar në ligën spanjolle, kështu që përshtatja e tij do të jetë më e lehtë”, përfundoi drejtori sportiv i Atleticos. /Telegrafi/