Telegrafi

Gameiro dhe Griezmann në listën e Unitedit

Sulmuesi i Sevillas, Kevin Gameiro po lidhet fuqishëm me një kalim te Manchester United.

ESPN raporton se United po shqyrton ofertat për dy yjet e La Ligas, Antoine Griezmann dhe atë të Sevillas, Kevin Gameiro.

Jose Mourinho beson se Griezmann i cili shënoi 22 gola në kampionat me Atleticon sezonin e kaluar është ideal për sistemin e tij kundërsulmues.

Gameiro është opsion për të përforcuar qendrën e sulmit. /Telegrafi/