Të plota dy vite u deshën që të dal në drite një videoklip i tillë.
Ansambli Shqiponja e përmbylli edhe një projekt gjigant me muzikë të nivelit të lartë, duke ditur që seriali “Game of Thrones” ka pushtuar me vite ekranet televizive.
Pjesën muzikore e ka orkestruar Agron Pllumaj duke kombinuar folklorin, klasicizmin dhe muzikën elektronike.
Vokali kryesor i përket këngëtares së ansamblit, Gjystina Bojaj, së bashku me mini korin e vajzave nën përcjelljen orkestrës së artistëve të ansamblit ndërsa rolin e Zanës e luan Tereze Gjelaj.
Videon dhe montimin e ka punuar Anton Pllumaj dhe kreatori Bert Berishaj në bashkëpunim me shoqatën “Labeatet”.
Ky nuk do të jetë edhe projekti i fundit i ansamblit që ka premtuar edhe disa të tjerë. /Telegrafi/