Telegrafi

Me rekord prej 32 nominimesh, “Game of Thrones” udhëheq në ‘Emmy Awards 2019’

Game of Thrones (Foto: Charles McQuillan/Getty Images)

Seria e famshme televizive,”Game of Thrones”, ka thyer rekord në ‘Emmy Awards 2019’ me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit, duke e çuar televizionin kabllor amerikan, HBO, me mbizotërim në raport me Netflix.

Saga e popullarizuar e la nën hije rekordin e të gjitha kohërave të serisë “NYPD Blue” të viti 1994, që asokohe kishte  27 nominime.

Nëse “Game of Thrones” mbron titullin e serialit më të mirë në kategorinë dramë dhe pretendon për një trofe të katërt, do të bashkohet me dramat më të suksesshme ndër vite, përfshirë “Hill Street Blues”, “L.A. Law”,”The West Wing” dhe “Mad Men”.

Game of Thrones

Seriali më i mirë komedi i vitit të kaluar, “The Marvelous Mrs Maisel”, udhëhoqi paketën e komedisë me 20 nominime, duke përfshirë në konkurrim sërish yllin Rachel Brosnahan.

Lexo po ashtu 'Emmy Awards 2019': Lista e plotë e nominimeve

Theksojmë që ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/