Telegrafi

Gambia interesohet për të investuar në Kosovë

Gërxhaliu e informoi ambasadorin Suha lidhur me gjendjen aktuale ekonomike dhe infrastrukturën juridike në Kosovë, mundësitë e investimeve dhe për sektorët me atraktiv për investime në vendin tonë.

Në takim u arrit marrëveshja që hapi i parë në bashkëpunim do të jetë identifikimi i partnerëve strategjik ne Republikën e Gambisë, me të cilët do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi, organizimi i misioneve tregtare në të dyja vendet, promovimi i investimeve, këmbimi i vizitave të përfaqësuesve të mediave me qëllim të promovimit të vlerave dhe të përmirësimit të imazhit të dyja vendeve si dhe promovimi i turizmit.

Gjatë takimit nga ana a ambasadorit Suha shprehu interesim të theksuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe bizneseve të tyre. /Telegrafi/