Erxhan Galushi, kryetar i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës ka thënë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, më 14 shkurt 2021 Iniciativa Qytetare Rome ka arritur të siguroj një numër të konsiderueshëm të votave, madje trefishin e votave nga tre subjektet politike tjera rome gjë që ia mundëson dy ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Galushi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se gjatë procesimit të rezultateve preliminare, vërehet qartë se këto vota “RI” nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmën e Listës Srpska, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe vet ata që do t’i “ndihmojnë” komunitetet, boshnjak, rom dhe goran.
Lexoni të plotë postimin:
UZURPIMI I VENDEVE TË GARANTUARA NGA LISTA SRPSKA
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, me 14 shkurt 2021, Iniciativa Qytetare Rome “I Romani Iniciativa” nga Graçanica, ka arritur që për herë të pare që gjatë kandidimit të saj në zgjedhjet nacionale të siguroj një numër të konsiderueshëm të votave, madje trefishin e votave nga tre subjektet politike tjera rome gjë që ia mundëson dy ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Gjatë procesimit të rezultateve preliminare, vërehet qartë se këto vota “RI” nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmën e Listës Srpska, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe vet ata që do t’i ‘’ndihmojnë’’ komunitetet; boshnjak, rom dhe goran.
Prandaj, fare lehtë mund të konstatohet se “I Romani Iniciativa” në fakt është Lista Srpska!
Ky precedent i rrezikshëm duhet të ndalet menjëherë.
Mirëpres reagimin e të gjitha institucioneve të drejtësisë së bashku me të gjitha misionet diplomatike në Republikën e Kosovës.
Në rast se një gjë e tillë kalon pa u dënuar, atëherë ekziston rreziku qe në zgjedhjet e ardhshme Lista Srpska të krijon edhe parti tjera të komuniteteve pakicë me qëllim të uzurpimit të sa më shumë ulëseve në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Me këtë veprim është atakuar vota e lirë si dhe vullneti i përfaqësimit të komunitetit Rom në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Kjo do të thotë tentim manipulimi që përmes vullnetit të komuniteteve jo-rom të përfaqësohet komuniteti rom. Krejtësisht e pa drejtë dhe jo kushtetuese!
Në tërësi është atakuar rendi kushtetues i vendit.
Një Iniciativë e tillë assesi nuk mund të paraqet vullnetin e plot dhe të garantuar për qytetarët e komunitetit Rom.
Matësi më i mirë tregues për një gjë të tillë është mënyra e sigurimit të votave të kontrabanduara gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në komunat me shumicë serbe, madje edhe 100% serbe, “I Romani Inicitiva”, ka arritur të kontrabandoj një numër të konsiderueshëm të votave, si në vijim:
– Novobërdë 215 vota
– Lleposaviq 244 vota dhe
– Ranillug 199 vota
Një numër të dyshimtë të votave ka arritur të marr edhe në Mitrovicën e Veriut, Partesh dhe Kllokot. Themi të drejtën, komplet procesi zgjedhor lidhur me Romani Iniciativën është i dyshuar.
Prandaj, ne, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës-LPRK, jemi në pritjen e publikimit të rezultateve finale nga KQZ dhe pastaj do te ndërmarrim veprime tjera procedurale sipas ligjeve në fuqi.
Me respekt,
Erxhan GALUSHI – Lideri i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, LPRK”. /Telegrafi/