Telegrafi

Galtier flet për treshen Messi, Neymar dhe Mbappe: Duhet të luajnë të bashkuar tani, nuk janë në ekipet e tyre kombëtare

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ka thënë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rennes se është e rëndësishme që tre yjet e ekipit të kthehet në rrugën e duhur.

Kjo pasi edhe treshja e PSG-së ka të metat e saj, edhe pse përbëhet nga tre yje si Leo Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Trajneri ka kërkuar që lojtarë të luajnë të bashkuar, pasi në kombëtaret e tyre janë mësuar të jenë secili lider.

“Tani është e rëndësishme që ata të qëndrojnë së bashku, të rizbulojnë lidhjen pasi kanë luajtur ndryshe në ekipet e tyre kombëtare”.

“Ata duhet të rizbulojmë kënaqësinë e të luajturit së bashku, të përkushtohemi me njëri-tjetrin, të bëjmë më mirë se në ndeshjet e fundit”.

“Duhet të gjejmë më shumë intensitet sepse ndeshjet e fundit kanë qenë të pamjaftueshme teknikisht”, ka thënë Galtier. /Telegrafi/