Lionel Messi mori një pritje të ngrohtë në ndeshjen e tij të parë për Paris Saint-Germain pas Kupës së Botës “Katar 2022” dhe kjo kënaqi Christophe Galtier.
Superyllit argjentinas iu dha një pushim i gjatë pas frymëzimit të vendit të tij drejt lavdisë globale në Katar, me një rikthim në stërvitje më 4 janar.
Messi është rikthyer në skuadrën e PSG-së që atëherë, por shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk humbi kohë për t’u rikthyer në punë, pasi shënoi në fitoren 2-0 ndaj Angers të mërkurën dhe tifozët vendas e mirëpriten atë përsëri me krahë hapur, pavarësisht se e panë Argjentinën duke mposhtur Francës në finalen e Kupës së Botës.
Things you love to see.#PSGSCO pic.twitter.com/XR1pT1eHdx
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 11, 2023
Galtier u ndie i kënaqur me pritjen e merituar të Messit dhe nuk ngurroi t’ua thotë gazetarëve.
“Faleminderit dhe urime mbështetësve që e mirëpritën pasi u prit. Më besoni, kjo i ngroh zemrën”, ka thënë fillimisht Galter.
🔢 𝗟𝗲𝗼 𝗠𝗲𝘀𝘀𝗶 has been involved in 18 goals in Ligue 1 this season (8 goals, 10 assists).
In total, in all competitions, he has been involved in 52 goals in 54 matches (24 goals, 28 assists) for Paris Saint-Germain. ❤️💙#PSGSCO pic.twitter.com/2JeoASYFLV
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 11, 2023
“Leo ishte rikuperuar mirë, ai kishte shumë seanca me ne. Ai duket i qetë, i lehtë, shumë i aftë në nivel fizik. Më dukej mirë fizikisht. Ai u ndje mirë”.
“Ishte e rëndësishme për të që të luante sërish shpejt dhe që skuadra të gjente Leon në zemër të lojës. Fakti që ai ishte në gjendje të luante të gjithë ndeshjen është edhe më i mirë”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/