Telegrafi

Gallup International: Indeksi i Qeverisë së Maqedonisë është 48

Thuajse gjysma e të anketuarve në Maqedoni kanë deklaruar se janë të kënaqur me punën e Qeverisë. Kështu thot raporti për Indeksin e Qeverisë, të Gallup International.

Hulumtimi është kryer në periudhën nëntor-dhjetor 2017, dhe sipas tij, Indeksi i Qeverisë së Maqedonisë është 48.

Nga të anketuarit, 48% janë shprehur se Qeveria është efikase, pastaj 48% janë deklaruar se Qeveria e respekton vullnetin e popullit, ndërsa 50% thonë se Qeveria e çon vendin në drejtim të duhur./Telegrafi/