Telegrafi

Galloway: Qeveria dhe opozita të kyçen në mënyrë konstruktive në Kuvend (Video)

Ne duhet të shohim më shumë përpjekje dhe më shumë punë në reformat në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit, thotë ambasadori britanik në Maqedoni Rachel Galloway në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Ajo gjithashtu thotë se qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ambasadrja britanike në Maqedoni tha se marrëveshja ishte vendim i guximshëm i Zoran Zaevit dhe Alexis Tsipras, në përpëjekjet e tyre që të nënshkruajnë marrëveshje, që të heqin problemet midis Greqisë dhe Maqedonisë dhe për të ndihmuar Maqedoninë të ecë përpara në aspiratat e saj Euro-Atlantike.

“Perëndimi dhe vendet evropiane duan që Maqedonia të jetë e qëndrueshme dhe e begatë për të gjithë qytetarët e saj dhe ata gjithashtu duan që Ballkani Perëndimor të jetë i qëndrueshëm dhe i begatë. Marrëveshja tregoi se çfarë mund të arrihet nëse udhëheqësit marrin vendime të guximshme”, tha Rachel Galloway.

Ajo gjithashtu tha se “ne u bëjmë thirrje të dy palëve, qeverisë dhe opozitës, që të kyçen në mënyrë konstruktive në Kuvend, të arrijnë një konsensus dhe të vazhdojnë procesin në lidhje me ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/