Telegrafi

Galliani zbardh prapaskenat për shitjen e Milanit

Ajo që dihej u zyrtarizua sot në mëngjes, gjatë asamblesë së aksionarëve të klubit AC Milan.

Shitja përfundimtare e klubit, e parashikuar më 3 mars, është shtyrë akoma për një datë ende të papërcaktuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Adriano Galiani duke thënë se “Nuk janë verifikuar disa nga kushtet që duheshin për mbylljen përfundimtare të marrëveshjes dhe shitjen e AC Milan te investitorët kinezë të përfaqësuar nga “Sino-Europe Sports”. “Fininvest” po punon për të gjetur një marrëveshje me “SES” sa më shpejt”, tha administratori i deleguar i kuqezinjve.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dështon shitja e Milanit tek kinezët

“Përse duhet të ndihem i tallur? Nuk ka asgjë që nuk funksion. Klubi vazhdon punën me qetësinë maksimale dhe në pozita të shëndosha.” Kjo ka qenë përgjigja e Adriano Galiani ndaj pyetjes së disa aksionarëve të vegjël që kanë kërkuar transparencë dhe e kanë cilësuar si të pakualifikuar sjelljen e aksionarit kryesor “Fininvest” në përpjekjet me kinezët.

“Unë”, vazhdoi Galiani “nuk kam asnjë të drejtë të jap përgjigje në emër të “Fininvest” sepse unë merrem me skuadrën. Nuk është në dorën time nëse do të shitet apo jo Milan. Jam gati të flas vetëm për bilancet dhe anën teknike të ekipit”.