Telegrafi

Galliani të hënën në Madrid

Tuttomercatoweb njofton se Galliani do të bisedojë me drejtuesit e Realit për disponueshmërinë e sulmuesit holandez, i cili sezonin e kaluar shënoi 8 gola në 20 paraqitje.

Pas transferimit të Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ish-sulmuesi i Ajaxit është tepricë në Bernabeu, prandaj nëse arrihet marrëveshja, Huntelaar brenda javës së ardhshme do të jetë në San Siro.