Telegrafi

Galliani, sonte tifoz i Interit

Galliani është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit të Juventusit, duke thënë se kjo mund t’i kushtojë Italisë me një vend më pak në Ligën e Kampionëve, pasi që mund të zvogëlohet koeficienti në rangimet e UEFA-s.

Për më shumë, ai ka thënë se do ta mbështesë Interin, pasi që dëshiron më shumë skuadra italiane të kualifikohen.

“Do ta mbështes Interin, sepse duhet t’i ruajmë vendet e skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Galliani. /Telegrafi/