Telegrafi

Galliani: Ronaldinho nuk shkon askund

Përkundër spekulimeve të shumta në Brazil, të cilat thonë se Dinho ka arritur marrëveshje për kontratën e tij personale me Flamengon, Galliani ka ndërhyrë për të spastruar situatën.

“Nuk ka asgjë në këtë. Ronaldinho është mirë. Ai kurrë nuk e ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Pos kësaj, kemi një marrëveshje në princip për të shqyrtuar rinovimin e kontratës së tij në vjeshtë”, theksoi Galliani. /Telegrafi/