Telegrafi

Galliani përkrah idenë për ndeshjet e të premtes dhe të hënës

Mediat në Itali spekulojnë se Calcio Liga planifikon ta pranojë kërkesën e klubeve që nga sezoni i ardhshëm të ketë ndryshime në kalendarin e ndeshjeve dhe ato të mund të zhvillohen të premten, të shtunën, të dielën dhe të hënën.

“Ky është një projekt i cili sigurisht se do të miratohet. Nuk ka asgjë që e nxit të kundërtën, të gjithë do të jenë fitues. Revolucioni ishte nxitur nga ideja se duhet të zgjohemi dhe të jemi më konkurrues në Evropë”, ka thënë Galliani.

“Është e rëndësishme ta mbajmë Gjermaninë prapa nesh në renditjen e UEFA-së, nëse dëshirojmë të kemi katër pozita në Ligën e Kampionëve. Në Gjermani dhe Francë zhvillohen ndeshje të premten dhe duhet edhe ne ta bëjmë këtë”, ka shtuar italiani./Telegrafi/